Rreth një në 50 njerëz në të gjithë Anglinë tani kanë coronavirus, tha zyrtari kryesor mjekësor, Chris Whitty, duke e quajtur shifrën “me të vërtetë shumë të lartë”.
Shkalla e rasteve me COVID-19 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 70 për qind në dy javë deri më 30 dhjetor, tha Whitty, raporton cnn.
Të dhënat e qeverisë treguan se norma u rrit nga 287 raste për 100 mijë njerëz në 16 dhjetor në 487 për 100 mijë persona më 30 dhjetor.
Numri i njerëzve aktualisht të shtruar në spital me COVID-19 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar është aq i lartë sa ka qenë ndonjëherë, shtoi Whitty.
Të hënën, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson njoftoi një bllokim të ri kombëtar në Angli për të trajtuar këtë rritje. Ministri i Parë Skocez, Nicola Sturgeon njoftoi të hënën se Skocia do të hynte në një bllokim nga mesnata ndërsa kombet e mbetura të Mbretërisë së Bashkuar, Uellsi dhe Irlanda e Veriut filluan bllokimet në dhjetor. /Telegrafi/