Site icon Telegrafi

Një në 10 votues amerikanë përmend politikën e armëve, si çështjen më të rëndësishme për të vendosur votën e tyre

Rreth një në 10 votues amerikanë cituan politikën e armëve si çështjen më të rëndësishme në vendosjen e votës së tyre për zgjedhjet e mesmandatit, thuhet nw njw sondazh.

Gjetjet janë mbledhur nga Edison Research, i cili është ofruesi i vetëm i sondazheve të zgjedhjeve në SHBA, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu zbuloi se emigracioni ishte tema më kritike për rreth një në 10 votues, ndërsa inflacioni ishte më me ndikim për rreth tre në 10.

Tre në 10 votues përmendën gjithashtu abortin si çështjen e tyre më të rëndësishme.

Demokratët kanë folur shumë për zbatimin e kontrolleve më të rrepta të armëve, ndërsa shumë Republikanë janë zotuar t’i zgjerojnë ato dhe të mbrojnë të drejtën për të mbajtur armë.

Sa i përket imigracionit, Demokratët priren të kenë një qasje më të relaksuar, duke bërë më shumë fushatë për reformën e sistemit, ndërsa Republikanët kanë marrë një qasje më të ashpër. /Telegrafi/

Exit mobile version