Site icon Telegrafi

Një ndihmës kamerier pranoj se ka vjedhur në pallatin mbretëror të Britanisë së Madhe

Asistenti i shërbimit të hotelierisë në Pallatin Buckingham, Adamo Kanto pranoi se vodhi medalje dhe fotografi nga rezidenca e mbretëreshës britanike.

Shërbyesi 37-vjeçar pranoi fajësinë për tri akuza të vjedhjes midis 11 nëntorit 2019 dhe 7 gusht 2020, në Gjykatën e Kundërvajtjes në Westminster, raportoi bbc.

Policia gjeti një sasi të konsiderueshme sendesh të vjedhura në dhomat e tij në Royal Mevs, në Pallatin Buckingham, transmeton Telegrafi.

Kant, nga Scarborough, North Yorkshire, do të dënohet në gjykatën Southwark Crown.

Gjatë pandemisë COVID-19, roli i Kant iu ndryshua në pastrues, prandaj kishte qasje në zyra dhe ambiente të tjera, në të cilat zakonisht nuk kishte qasje, tha gjykata.

Disa sende të vjedhura me vlerë 10-100 mijë euro janë nxjerrë në shitje në eBay, tha prokurori Simon Moghan.

Një total prej 37 artikujsh u ofruan për shitje shumë më pak se vlera e tyre reale në eBay, tha Moghan, dhe Kanto fitoi 77 mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version