Telegrafi

Një ndeshje tenisi në Australi është ndërprerë nga zvarraniku më helmues i vendit

Ish-kampioni i US Open, Dominic Thiem, ka hasur në një “kundërshtar” mjaft të pazakontë gjatë një ndeshjeje tenisi në Brisbane të Australisë.

Thiem po përballej me James McCabe gjatë një ndeshjeje kualifikuese, kur ajo u ndërpre nga një gjarpër lindor ngjyrë kafe, i njohur si zvarraniku më vdekjeprurës i vendit.

Edhe pse ish-kampioni theksoi se i do kafshët, veçanërisht ato ekzotike, gjarpri me përmasa 50 centimetra ishte me të vërtet i rrezikshëm.

Por, zvarraniku u largua shpejt dhe në mënyrë të sigurt, gjë që lejoi ndeshjen të rifillonte.

Ndryshe, Thiem arriti në finalen e Australia Open në vitin 2023, duke e mposhtur Novak Djokovic në pesë sete. Po atë vit, ai e fitoi kampionatin e tenisit, US Open. /Telegrafi/