Telegrafi

Një ndeshje e zakonshme, me spektatorë jo dhe aq të zakonshëm! (Foto)

Kanë drejtuar dy prej vendeve më të rëndësishme në glob, por dje kanë parë një ndeshje basketbolli si qytetarë të zakonshëm.

George Bush dhe David Cameron kanë ndjekur një ndeshje mes kolegjesh në shtetin e Teksasit, ku ish-presidenti amerikan jeton.

Me ta ishte edhe zonja Bush, shkruan Tema.

Pavarësisht eventit sportiv, dy ish liderët duken të veshur mjaft serioz.

Bush ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Tony Blair gjatë kohës që qeverisnin të dy, por duket se edhe me Cameron ka një marrëdhënie të afërt.