Një ndërtesë trekatëshe u shemb në provincën e qytetit të Napolit, Torre del Greco, të dielën.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tre persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat dhe janë dërguar në spital, thanë burimet.
Crolla un palazzo a Torre del Greco.
Un passante e un bimbo travolti dalle macerie e soccorsi dal 118 pic.twitter.com/gIDV63TGTP— Fanpage.it (@fanpage) July 16, 2023
Prefekti i Napolit, Claudio Palomba u tha gazetarëve se askush nuk mbeti i pagjetur pas frikës fillestare se njerëzit mund të ishin vrarë nga shembja.
Torre del Greco, donna estratta viva dalle macerie dopo il crollo della palazzina pic.twitter.com/pIvn3dA9sK
— Fanpage.it (@fanpage) July 16, 2023
Veç kësaj, asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën, thanë burimet.
Një grua 19-vjeçare, e cila pësoi thyerje të kockave në shumë pjesë të trupit, ishte personi më i lënduar.
Un palazzo di tre piani è crollato a Torre del Greco, in corso Umberto 61. L'edificio era abitato. Non è ancora chiaro il numero di abitanti dello stabile. Sul posto, i carabinieri e i mezzi di soccorso. Stiamo seguendo la vicenda. Per ora è stata estratta viva una ragazza. pic.twitter.com/7BTpS0383N
— Francesco Borrelli (@NotizieFrance) July 16, 2023
Një grua vendase tha se ndërtesa në fjalë kishte shenja të dukshme në fasadë se kishte probleme qëndrueshmërie. /Telegrafi/