Ende nuk dihet numri i saktë i personave që kanë kërcyer nga apartamentet e tyre në një ndërtesë në Los Angeles, e cila ishte kapluar nga zjarri – më saktësisht kati i gjashtë.
Ekipet e zjarrfikësve kishin pranuar një telefonatë rreth orës 8:30 të mëngjesit, kurse mediat lokale raportojnë se ende nuk kanë informacione për numrin e saktë të personave që kanë kërcyer, transmeton Telegrafi.
Në rrjetet sociale janë shfaqur një sërë videosh, ku shihen njerëzit duke tentuar të shpëtojnë nga më e keqja si dhe ekipet e zjarrfikësve që tentonin t’i zbrisnin në tokë.
Kujtojmë që e njëjta ndërtesë ishte përfshirë nga zjarri edhe në vitin 2013. Asokohe zjarri kishte përfshirë katin e 11-të, kurse ishin lënduar tetë persona. /Telegrafi/