Telegrafi

Një natë e mirë duket që në mëngjes

"Nuk është sigurisht vetëm një kafe në mëngjes që e ndihmon organizmin, pas qetësisë së natës, të gjejë ekuilibrin, – shpjegon Giacomo Fiori, mjek, specialist në shkencën e të ushqyerit, në Milano.

Si rregull, te njerëzit e shëndetshëm dhe pa probleme mbipeshe, të cilëve u referohen të gjitha rregullat e këtij shërbimi, mëngjesi duhet të mbulojë 30% të nevojave kalorike të ditës, pak a shumë 450 kalori. Zgjedhja është e ndryshme si me qumësht ose kos dhe nuk ka intolerancë, por kurrë së bashku, sepse mund të rezultojnë të patretshëm, duke shkaktuar furnizim të tepërt me laktozë. Pasojnë buka e thekur, biskotat, marmelata, mjalti dhe frutat.

Proshuta dhe mishi në mëngjes nuk hyjnë në zakonet tona, por proteinat shtazore favorizojnë prodhimin e neurotransmetuesve ditorë, të domosdoshëm për funksionimin e mirë të metabolizmit.

Mund të kënaqemi me mjaltin që shërben në mbrëmje për të prodhuar triptofanin dhe për të optimizuar praninë e serotoninës. /Telegrafi/