Telegrafi

Një mysafir që pak kush e priste ishte në festimet e Barcelonës

Barcelona po festonte titullin mbrëmë, me një mungesë të pazakontë detajesh dhe pamjesh që rrjedhin nga festimet e tyre pasi ata u larguan nga ambientet e klubit. Të dielën mbrëma kanë dalë informacionet e para për veprimet e tyre, ku është përfshirë edhe Neymar Junior.

Sipas Gerard Romero në Jijantes FC, futbollisti i Paris Saint-Germain ishte i pranishëm si mysafir i ftuar në klubin e natës ku Blaugranët po festonin mbrëmjen e djeshme. Braziliani aktualisht po rikuperohet nga lëndimi dhe nuk është pjesë e stërvitjeve aktualisht.

Nga skuadra e Barcelonës ende të pranishme që nga largimi i Neymar, mbeten Marc-Andre ter Stegen, Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Sergi Roberto.

Lexo po ashtu Në festimet e tyre për titull - Barcelona përfshinë dy lojtarë që nuk janë më pjesë e klubit

PSG dhe Neymar po tentojnë të shëkojnë në rrugë të ndryshme këtë verë, dhe Barcelona është një nga klubet e pakta që ai do të ishte i interesuar të bashkohej. Thënë kështu, nuk ka asnjë tregues se klubi ka ndonjë interes për ta rikthyer atë.

Sipas Javier Miguel, lojtarët e Barcelonës dolën në një klub mbrëmë pasi u kthyen në ambientet e tyre stërvitore nga stadiumi RCDE. Ndërkohë Xavi Hernandez dhe stafi i tij stërvitor u takuan me bordin e drejtorëve në një restorant.

Barcelona do të përballet me Real Sociedad në xhiron e ardhshme në Camp Nou dhe do të jetë në paradën e rrugës këtë mbrëmje rreth orës 18:00. /Telegrafi/