E gjunjëzuar para tyre në pluhurin e një qyteti verior të Mianmarit, Motra Ann Rose Nu Tawng iu lut një grupi oficerësh policie të armatosur rëndë që të kursenin “fëmijët” dhe t’i merrnin jetën asaj.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për murgeshën katolike, imazhi i së cilës – me duart e saj të ngritura, duke u lutur forcat policore, ndërsa ato po përgatiteshin të godisnin një protestë – është bërë viral.
“Unë u gjunjëzova… duke i lutur që të mos qëllonin dhe torturonin fëmijët, por të më qëllonin dhe të më vrisnin në vend të tyre”, tha ajo të martën.
Akti i saj i guximit në qytetin Myitkyina të hënën erdhi ndërsa Myanmar luftonte me pasojat kaotike të përmbysjes së ushtrisë të udhëheqësit civil, Aung San Suu Kyi, më 1 shkurt.
Ndërsa protestat që kërkojnë kthimin e demokracisë janë duke u zhvilluar, junta ka përshkallëzuar në mënyrë të vazhdueshme përdorimin e saj të forcës, duke përdorur gazin lotsjellës, topat e ujit, plumbat e gomës dhe plumbat e drejtpërdrejtë. /Telegrafi/