Site icon Telegrafi

Një murale për Kadarenë nga argjentinasi Maximiliano Bagnasco

Dy muaj pasi kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, ndërroi jetë, figurën e tij mund ta shohim të përjetësuar në Tiranë, përmes një muraleje të artistit argjentinas, Maximiliano Bagnasco.

Vepra ndodhet në fasadën e një prej pallateve në zonën e Bulevardit të ri, tashmë e përfunduar dhe gati për tu admiruar nga qytetarët jo vetëm shqiptar por dhe ata të huaj që vijnë në Tiranë.

“Është një vepër e madhe që prek padiskutim kryeveprën. Kjo është vepra më e mirë do të thoja e Bagnascos. Është një vepër që tregon shumë kulturë, tregon personalitet. Jemi me fat që kemi këtë vepër dhe jam i bindur që kur të vijnë dhe turistë të ndryshëm nga bota është një gjë shumë e mirë që të kemi një murale të Ismail Kadaresë i cili është kaq i njohur në botë”,-shprehet  Helidon Haliti, kurator “Mural fest”.

Artisti Bagnasco rikthehet sërish në Tiranë, për edicionin e 6-shtë të “Mural Fest”.

Vitin e kaluar realizoi muralen e Leonel Messit. Këtë herë ju deshën  dy muaj  për të studiuar portretin e Kadaresë dhe vetëm 7 ditë për ta realizuar.

“Ai solli një propozim shumë interesant sepse vet tematika e “Mural Fest” është Inteligjenca Artificiale. Solli një Ismail me shumë dimensione të ndryshme,në një qendër, në një spot të jashtëzakonshëm, qëndra e Tiranës apsolutisht dhe padyshim ai bëri një vepër shumë të madhe ku këtu kthehet në një vend pelegrinazhi mbasditeve.”

Në muret e pallateve në kryeqytet ka më shumë se 100 murale, të realizuara nga artistë të ndryshëm. Këtë vit në edicionin e gjashtë të “Mural Fest” marrin pjesë 14 artistë nga e gjithë bota.

Exit mobile version