Site icon Telegrafi

Një mural nga Banksy shfaqet në Birmingem

Një mural i ri që mendohet të jetë bërë nga Banksy është shfaqur në Birmingem të Anglisë, përcjell Telegrafi.

Murali që e bën një ulëse parku të duket sikur po tërhiqet drejt reve nga dy drerë është pikturuar në lagjen e argjendarive gjatë fundjavës.

Ndërkohë, një video në profilin në Instagram të artistit është titulluar: “Zoti e bekoftë Birmingemin’.

Ajo tregon një burrë të pastrehë të quajtur Ryan duke pirë një pije para se të shtrihej në stol.

Ky mural ka tërhequr edhe vëmendjen e publikut, disa prej të cilëve shkuan për të pozuar aty.

Duke komentuar në postimin në Instagram, një përdorues shkroi: “Akoma ka bukuri dhe mirësi në këtë botë. Mund të jetë e vështirë të gjesh ndonjëherë, por ka”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version