Telegrafi

Një muaj pas vdekjes së Rasim Thaçit-Cima, Adelina: Do të mbahesh mend gjatë në zemrat tona

Janë bërë një muaj që kur ndërroi jetë aktori i njohur, Rasim Thaçi-Cima.

Lajmi i trishtë u përhap menjëherë në rrjet, duke bërë që Estrada shqiptare të shprehnin ngushëllime për humbjen.

Ndërkohë, në një postim që vajza e tij, Adelina ka bërë një dedikim në rrjetin social Instagram.

Ajo ka shpërndarë një imazh të tij me bashkëshortet, përfshirë dhe mbesat dhe nipat e të ndjerit.

“Do të mbahesh në mend gjatë në zemrat tona si baba shembull, e në zemrat e gjithë shqiptarëve si njeri human, si aktor, humorist unik, si shok i pashoq, si vëlla i përkushtueshëm”, ka shkruar ajo.

Tutje artistja shtoi: “Në muaj pa ty. Të lumt ne që të kemi pasur, krenare pafund”.

Kujtojmë se aktori i ndjerë ndërroi jetë për shkak të ndërlikimeve që pati për shkak të COVID-19. /Telegrafi/