Site icon Telegrafi

Një muaj më pas, qytetarët i kthehen normalitetit në Bruksel

Në muaj pasi Brukseli u trondit nga sulmet kamikaze të 22 marsit që morën jetën e 32 personave, belgët thonë se jeta e qytetit është kthyer disi në normalitet, pavarësisht gjurmëve dhe pasojave të mbetura. Bombardimet vetëvrasëse, më vonë të pretenduara nga Shteti Islamik, fillimisht goditën aeroportin Zavantem dhe më pas një stacion të metrosë së kryeqytetit.

Philippe, rezident në Bruksel, i cili jeton në afërsi të metrosë Maelbeek tha se ishte ende i prekur nga sulmet, por sipas tij rëndësi ka uniteti në këto raste.

“Njoh njerëz që kanë qenë dëshmitarë të sulmeve, kështu që është sërish një situatë e vështirë. Por tani, pavarësisht çdo gjëje, ne duhet të jemi të bashkuar,” tha ai.

Gaetan, i cili punon në zonën përreth stacionit Maelbeek, thotë se njerëzit i janë kthyer jetës së tyre të përditshme.

“Isha në metro këtë mëngjes dhe pashë shumë njerëz. Në atë moment mendova dhe sërish mendoj se jemi duke e përballuar mjaft mirë situatën, si njerëz normalë në me nevojat tona të përditshme”, thotë ai.

Pas shpërthimeve në qendër të qytetit u ndërtua një memorial në kujtim të viktimave, ku qytetarë të shumtë nga vendi dhe bota vijojnë ende të vendosin lule dhe të ndezin qirinj.

Exit mobile version