Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim të pandehurit, dyshime se bëri tregti me substanca narkotike e psikotrope

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se  ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 29.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 28.02.2022, ndaj të pandehurit S.K.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka  kryer veprën penale  blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Me datë 29 janar 2022, në orët e pasdites në Prizren, pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që, pasi Policia e ndalon automjetin e të pandehurit të cilin ishte duke e drejtuar i pandehuri, me ç’rast pas kontrollit fizik të automjetit, tek ulësja e pasagjerit i është gjetur dhe sekuestruar: Një (1) qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 1152.82 gram, me ç ’rast pas zbatimit të urdhër kontrollit në lokalin e tij, në Prizren ashtu që prapa një bunkeri të improvizuar brenda lokalit në fjalë, policia arrin të gjejë dhe sekuestrojë:

Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar  narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1112.84 gram;

Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1092.38 gram;

Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1105.51 gram;

Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1116.06 gram;

Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1092.70 gram;

Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1124.90 gram;

Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1122.04 gram;

Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar  narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1116.95 gram;

Disa qese plastike të cilat kanë qenë të destinuara për paketim të lëndëve narkotike,

Duke vazhduar më pas tek shtëpia e të pandehurit S.K.,  ku pas zbatimit të urdhër-kontrollit, policia arrijnë të gjejnë dhe sekuestorjnë:

Dy(2) lule, të cilat dyshohen se janë substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.88 gram.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë faktin se procedura penale është në fazën fillestare, dhe me qëndrimin e të pandehurit në liri, ai mund arratiset duke u larguar nga territori i Republikës së Kosovës dhe prezenca e tij vështirë se do të mund të sigurohet dhe si rezultat i kësaj do të pamundësohet zhvillimi normal i procedurës së kësaj çështjeje penale, me çka do të të pamundësoj zhvillimin e rregullt të kësaj procedure penale hetimore.

Gjithashtu duke marrë parasysh peshën e veprës penale, – faktin se kemi të bëjmë me një sasi të madhe substancave narkotike të llojit  – “marihuanë” në peshën mbi 10 kilogramë, e cila sasi, dyshohet që ka qenë e destinuar për shitje dhe shpërndarje, pastaj cilësinë personale dhe sjellja e mëparshme e të pandehurit, tregojnë rrezikun se i njëjti mund të përsëris veprën penale të natyrës së njëjte, andaj caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm./Telegrafi/

Exit mobile version