Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim të pandehurit D. I, dyshohet se vrau gjyshin e tij 

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit D. I.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mënyrë tinëzare ka privuar nga jeta gjyshin e tij K. I., derisa ishte duke fjetur, me një thikë të kuzhinës rreth 15 cm në godet fillimisht pjesën e epërme të kraharorit në anën e majtë disa herë, më pas godet në pjesën e abdomenit – barkut, duke i shkaktuar 12 plagë, e më pas kalon në dhomën e ndejës ku ishin anëtarët e tjerë të familjes dhe i njofton kinse ka bërë vetëvrasje, gjithashtu njofton edhe policinë për rastin e ndodhur.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Lexo po ashtu Raportoi se gjyshi bëri vetëvrasje, policia arreston nipin si të dyshuar për vrasje në Novobërdë

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, ndërsa propozimin e mbrojtës për caktimin e ndonjë mase tjetër alternative, e refuzoi, duke e konsideruar si të mamjaftueshme në këtë fazë të procedurës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version