Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim për vëllaun e kryetarit të Vushtrrisë

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka caktuar një muaj paraburgim për dy të dyshuar nga Vushtrria për veprën penale ushtrim i ndikimit.

“Njëri nga të dyshuarit është vëllai i kryetarit të komunës së komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

Lexo po ashtu Prokuroria kërkon paraburgim për vëllain e Xhafer Tahirit, që u incizua duke marrë ryshfet

Ndalimi i dy të dyshuarve S.T dhe SH.K sipas Gjykatës ka ardhur pas një video-incizimi të publikuar nëpër media, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëllau i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin për media.

Me t’u publikuar video-incizimi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e këtij video-incizimi, ku pas hetimeve janë ndaluar dy të dyshuarit S.T dhe Sh.K. /Telegrafi/

Exit mobile version