Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për fajde në Prizren

Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj të pandehurve B.M., S.M., dhe E.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Fajde”.

Kurse për të pandehurin tjetër B.M. gjyqtari i procedurës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 17.09.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 17.10.2021, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Fajde”, ndërkaq, nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit.

Lexo po ashtu Policia godet fajdexhinjtë: Tetë të arrestuar në Pejë, Gjakovë dhe Prizren - u konfiskohen mbi 100 mijë euro dhe tri vetura (Pamje nga operacioni)

“Në data dhe muaj të pavërtetuar, nga vitit 2017,2018 e deri në vitin 2021, secili i pandehur veç e veç, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të te dëmtuarit, dhe kanë përfituar shuma të mëdha financiare të kundërligjshme duke dhënë para me fajde në kamata shumë të larta dhe duke i detyruar të dëmtuarin të veprojnë në dëm të pasurisë së tij, duke lidhur edhe kontratat për shitblerjen e paluajtshmërive si dhe kompensime të tjera si automjete të cilat janë dhënë në emër të fajdesë, gjithnjë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version