Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim për të pandehurin që iu gjet substancë narkotike

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin B. M.

Sipas njoftimit me datë 9 korrik , gjatë një kontrolli nga oficerët policor në rrugën e fshatit Rogoqicë, në drejtim të pikës kufitare Breznicë, tek i pandehuri është gjetur një sasi prej 1.034 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë”, në veturën të cilën ishte duke e drejtuar.

Me këtë veprim i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, duke pasur parasysh që i pandehuri në fjalë ka një të kaluar kriminale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Exit mobile version