Telegrafi

​Një muaj paraburgim për sulm seksual

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B.A., për shkak të veprës penale sulm seksual.

Gjykata ka konstatuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, ngase duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale si dhe moshën e të dëmtuarave/miturave, tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri ndodhet në liri, mund të përsërisë vepër penale të njëjtë apo të ngjashme.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.