Gjykata Themelore në Pejë ia caktoi Rakip Abdylit, të dyshuarit për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, 30 ditë paraburgim.
Lajmin për caktimin e paraburgimit e konfirmoi për KALLXO.com, gjyqtari i rastit, Sami Sharraxhiu.
“I është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje deri një muaj”, tha Sharraxhiu.
Rakip Abdyli u arrestua sot në mengjes në qytetin e Pejës nga Policia e Kosovës nën dyshimin se po bënte thirrje në rrjetet sociale për sulm ndaj Qeverisë së Kosovës dhe ambasadave të huaja.