Telegrafi

Një muaj paraburgim për policët hetues që u arrestuan për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore e Prishtinës iu ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy hetuesve policorë L.O., L.M., dhe një rreshteri të Departamentit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me iniciale, D.H.

Të cekurit më lartë dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.O për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së dhe Marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së, të pandehurit L.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPK-së, Marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 336 par.1 të KPRK-së dhe kundër të pandehurit D.H për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Dhënia e ryshfetit nga neni 422 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve L.O, L.M dhe D.H ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, duke filluar prej datës 05.02.2020 deri me datë 05.03.2020.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është caktuar pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të fshihen, të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes./Telegrafi/