Telegrafi

Një muaj paraburgim për pejanin që për 10 vjet me forcë mbajti lidhje me një femër

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për një person nga Peja i cili për dhjetë vjet ka malltretuar dhe e ka mbajtur peng pa dëshirën e saj një femër.

Kështu thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

“Që nga muaji gusht 2008 e deri më  datë  7 shtator  i dyshuari , në vazhdimësi, me forcë, kanosje dhe përdorim të armës e ka detyruar që të kryej marrëdhënie seksuale viktimën B. A, në atë mënyrë që kur viktima ka qenë 16 vjeçare e detyron që kohë pas kohe të kryej marrëdhënie pa dëshirën e saj dhe nuk e lejon që të krijojë lidhje martesore me dikë tjetër duke i kërcënuar personat që kanë kërkuar të kenë lidhje me të me ç’rast e dëmtuara duke e ndjerë veten të kërcënuar e paraqet rastin në polici”, thuhet në këtë njoftim.

Poashtu në shtëpinë e të dyshuarit A.A i janë gjetur edhe armë pa leje. /Telegrafi/