Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit mjekut A.G, për shkak të dyshimit se ka sulmuar profesoreshën e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci.
Siç njoftohet, gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Ndërkaq, profesoresha e Latifi-Pupovci, pas sulmit fizik ka sqaruar incidentin.
Ajo ka thënë se ka qenë një sulm krejtësisht i pa pritur dhe i pa provokuar, i shkaktuar nga motive të pa kuptueshme për të.
Profesoresha, pas sulmit ka marrë tretman mjekësor në Klinikën Emergjente në Prishtinë.
Hatixhe Latifi-Pupovci, është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci./Telegrafi/