Telegrafi

Një muaj paraburgim për hajnin që i vodhi armën policit

Policia ka arritur të arrestojë Husmet Abdyli nga Gjilani, i dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë dhe shitje të armëve”.

Prokurori i rastit Arben Kadriu tha për rajonipress se Husmet Abdyli më 3 janar 2013 i ka vjedhur një policit të Gjilanit revolen, prangat, radiolidhjen dhe sprejin.

Kadriu tha se nga hetimet e para është konstatuar se i dyshuari revolen e ka shitur kurse gjësendet tjera i ka humbur.

Kadriu tha se me kërkesën tonë gjykatësja e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Emine Salihu i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Abdylit. /Telegrafi/