Telegrafi

Një muaj paraburgim për dy të dyshuar, falsifikuan dokumentin zyrtar

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.R për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe kundër të pandehurit A.R për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

Të pandehurit H.R dhe A.R iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve H.R dhe A.R është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Të pandehurit dyshohen të kenë falsifikuar leje për armëmbajtje për persona të ndryshëm në shkëmbim të mjeteve monetare duke bërë përfitime të kundërligjshme.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës. /Telegrafi/