Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim për dhunë në familje

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.G., për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale Dhunë në familje nga neni 248 par. 1 të KPRK-së.

“Të pandehurit K.G. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri K.G. në liri mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën – gruan e tij, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale”, thuhet në njoftim.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version