Telegrafi

Një muaj paraburgim për burrin që tentoi të vriste ish-gruan

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit Sh. P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë të ngelur në tentativë.

Në një komunikatë për media thuhet se me këto veprime i pandehurit Sh. P., dyshohet të ketë kryer veprën penale “vrasja e rëndë në tentativë”, vepër kjo e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Me datën 19 dhjetor 2021, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në banesën e ish-bashkëshortes së tij, të dëmtuarës A.A., ku fillimisht janë fjalosur, e më pas i pandehuri Sh. P., me një tavolinë druri e kishte goditur të dëmtuarën disa herë në kokë, fytyrë e pjesë të ndryshme të trupit, derisa e njëjta ka mbetur e shtrirë në dysheme pa ndjenja”, thuhet në komunikatë.