Telegrafi

Një muaj paraburgim për Azem Sylen

Një gjyqtar i EULEX-it, sot pasdite, mori vendimin për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, për të pandehurin Azem Syla.

Kështu thuhet në një njoftim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku theksohet se gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it kishte lëshuar një flet-arrest për të pandehurin më 26 prill.

“Ai është arrestuar më 29 prill dhe sjellur para një gjyqtari të EULEX-it për caktimin e paraburgimit. Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Të gjitha palët kanë të drejtë ankese”, thuhet në njoftim.