Site icon Telegrafi

​Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Koshares

Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A. H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

“Me date 05.08.2021, në zonën e Koshares, kultivon bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope më pas t’i shesë, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore”.

Lexo po ashtu Kultivoi bimë narkotike në zonën e Koshares, arrestohet një shtetas i Shqipërisë

Me këto veprime i pandehurit A. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Shaqir Zika pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. /Telegrafi/

Exit mobile version