Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se privoi nga jeta 14-vjeçarin në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj E.V., për shkak të dyshimit për vrasjen e 14-vjeçarit në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit, ai dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lexo po ashtu Vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë, i dyshuari në masën e arrestit

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit E.V. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Të miturit E.V. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 185 paragrafi 1 dhe neni 187 paragrafi 1. nënparagrafi 1.1 dhe paragrafi 1 nënparagrafi 1.2 dhe pika 1.2.3 të KPPRK-së.

Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin./Telegrafi/

Exit mobile version