Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim ndaj Naser Hafizit

Gjykata e Themelore Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Naser Hafizi, i cili u arrestua në Aeroportin e Prishtinës gjatë së enjtes (dje).

Avokati i tij, Shpëtim Mehmeti, ka konfirmuar se vendimi i gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit do të apelohet.

“Kërkesa është aprovuar për caktimin e masës së paraburgimit, të njëjtën kemi me ankimu dhe me i ndjek procedurat ligjore. Diskrecioni i gjykatës është ai i cili ja falë besimin prokurorisë ose nuk ja falë e në këtë rast ia ka falur, ju ka caktuar masa për 1 muaj”, ka thënë avokati Mehmeti, për Kallxo.com.

Diskrecioni i gjykatës është ai i cili ja falë besimin prokurorisë ose nuk ja falë e në këtë rast ia ka falur, ju ka caktuar masa për 1 muaj”- shtoi tutje avokati Mehmeti.

Naser Hafizi po dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, shpëlarje të parave, dhe mos raportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare.

Mbi bazën e këtij dyshimi Naser Hafizi është arrestuar më 10.10.2024 në Aeroportin e Prishtinës.

Të martën u raportua se sekretari i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, është arrestuar pas aksionit të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës në ambientet e kësaj Ministrie.

Ndaj të të njëjtit Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Ndërsa, i dyshuari i dytë, Naser Hafizi, nuk ishte gjetur në vendbanimin e tij.

Në komunikatën e PSRK-së tregohet se çka ishte gjetur gjatë bastisjeve të së martës.

Exit mobile version