Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen në Skenderaj

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se i ka caktuar masën prej një muaji paraburgim për dy të dyshuarit H.F. dhe K.I. nga fshati Vajnikë i Skenderajt për vrasjen e viktimës I.Z., më 8 prill në fshatin Prekaz i Epërm.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhej se ekziston dyshim i bazuar se dy të dyshuarit kanë privuar nga jeta viktimën I.Z. dhe më pas për t’i humbur gjurmët kanë djegur automjetin e markës “Volkswagen Pasat” ku gjendej trupi i viktimës.

Dy të dyshuarit do të gjykohen për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit, dy të dyshuarit janë arrestuar ditën e enjte pas një bashkëpunimi të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Njësisë së Hetimeve Regjionale në Mitrovicë./Telegrafi/

Exit mobile version