Sot (e martë) janë bërë një muaj që nga vdekja e nënës së muzikantëve të njohur shqiptarë, Robert e Patris Berisha.
Të njëjtit kanë rikujtuar të ëmën e tyre, Teutën, me anë të postimeve në rrjete sociale.
Patrisi dhe Roberti nuk munguan me dedikime prekëse, ndonëse njoftuan se kaloi vetëm një muaj.
“1 muaj pa ty oj shpirt i bardhë. Më mungon çdo ditë më shumë e më shumë”, ka shkruar Patrisi në Facebook.
“1 muaj pa ty”, shkroi në anën tjetër Roberti në një fotografi krah të ëmës në InstaStory, bashkangjitur një ‘emoji’ me zemër të thyer.
Nëna e dyshes së famshme,Teuta, ndërkohë thuhet se vuante prej kohësh nga një sëmundje. /Telegrafi/