Site icon Telegrafi

Një muaj pa asnjë viktimë nga coronavirusi në Shqipëri

Prej një muaji, në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë vdekje nga Covid.

Tashmë mjekët e familjes po përballen me raste sporadike të Covid dhe  për shkak të variantit Omicron të prekurit janë me shenja të lehta.

Gjatë një jave në poliklinikën numër 10 në kryeqytet regjistrohen vetëm 5 raste pozitive me Covid.

“Kemi raste sporadike me Covid. Gjatë një jave 5 raste pozitive. Rastet e konfirmuara janë të rinj të pavaksinuar, por janë me shenja të lehta klinike”, deklaroi mjekja Jonida Diko.

Edhe në spitale prej dy muajsh rastet e shtrimeve kanë zbritur mestarisht në 5 pacientë.

Këtë javë, qarku i Kukësit dhe Dibrës janë rikthyer në zona të gjelbërta duke mos regjistruar asnjë rast me Covid-19. Aktualisht rastet me Covid janë të shpërndara vetëm në 10 qarqe të Shqipërisë./Tv Klan

Exit mobile version