Site icon Telegrafi

Një muaj nga dhuna në Kuvend, autorët ende të pa ndëshkuar

Duhet të ketë përgjegjësi penale për drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, sepse e ka ditur se çfarë po ndodh në Kuvend, dhe nuk ka vepruar, vlerëson avokati dhe ish-gjyqtari Valentin Zafirov. Ai, në emisionin 360 ​​Gradë, në Alsat-M ka thënë se ka tentime që të shmanget përgjegjësia e atyre që kanë planifikuar dhunën në Parlament, më 27 prill, dhe të dënohen vetëm ata që kanë kryer detyra.

Ndërsa, avokatja Natali Petrovska e mbështeti tezën se me dënime me kusht për dhunuesit dërgohet një mesazh inkurajues për dikë për të kryer akte të ngjashme.

Zafirov dhe Petrovska konsiderojnë se dhuna në Kuvend ishte mirë e planifikuar. Nuk kanë asnjë dyshim se deputetët e OBRM-PDUKM-së e kanë lëshuar turmën brenda, në vend që ta mbrojnë institucionin ligjvënës.

Exit mobile version