Site icon Telegrafi

Një muaj nga dëmtimi i Eden Hazard, ai nuk do të kthehet për Superkupën e Spanjës

Janë bërë gati një muaj pasi që Eden Hazard është lënduar dhe rikthimi nuk duhet në horizont. 

Ai po bën përparim por lëndimi në kyçin e këmbës së djathtë është i rëndë dhe rikuperimi por ec ngadalë.

Jo do të thotë se ai do të jetë jashtë Superkupës së Spanjës, e cila fillon më 8 janar.

Eden Hazard (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Kur masa e dëmtimit të tij u bë publike më 5 dhjetor, objektivi ishte që ai të kthehet për Superkupë, por tani objektivi është fundi i janarit ose shkurti.

Mesazhi i klubit për stafin është i qartë: asnjë rrezik nuk duhet të merret me Hazard, duke e kthyer pa u rikuperuar plotësisht.

Ai vetë ka nxituar që të jetë gati për të luajtur në Superkupë, por klubi e do gati për pjesën finale të La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

Eden Hazard te Real Madrid (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Pas 12 ditëve, skuadra madrilene do të marr aeroplanin për Jeddah dhe me gjasë belgu që nuk është gati për fushë  do të stërvit i vetmuar në palestër.

Realiteti është që Real Madridit i mungon shumë Eden Hazardi. Statistikat tregojnë se me mungesë e Hazard Real Madridi ka vetëm tetë gola në gjashtë ndeshjet e luajtura që nga dëmtimi i tij.

Eden Hazard (Foto: Angel Martinez/Getty Images)

Në gjashtë ndeshjet e mëparshme që ai luajti, ata kishin shënuar 20 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version