Site icon Telegrafi

Një muaj moslojë për Iniestan

Siç njofton Marca, Pep Guardiola ka marrë lajme të këqija në stërvitjen e mëngjesit të të martës, kur njëri prej lojtarëve të tij kryesorë, Andres Iniesta, u dëmtua në muskulin e këmbës së djathtë. Ky lëndim është ripërtëritje e atij të pësuar ndaj Mallorcas që e mbajti atë dhjetë ditë jashtë fushave të blerta.

Iniesta pritet që të mungojë një muaj, periudhë në të cilën mesfushori do të mungojë në dy ndeshjet gjysmëfinale ndaj Interit në Ligën e Kampionëve ashtu si në të gjitha ndeshjet e mbetura në Kampionatin spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version