Telegrafi

Një muaj moslojë për Chiellinin?

Qendërmbrojtësi italian u ankua në dhimbje në pjesën e dytë të lojës, mirëpo qëndroi në fushë deri në fund të takimit duke qenë se bardhezinjtë kishin kryer të tria zëvendësimet.

Zonja e Vjetër ende është në pritje të rezultateve nga ekzaminimet mjekësore, mirëpo mediat spekulojnë se bëhet fjalë për një lëndim serioz të muskulit dhe Chiellini do të duhet të pushojë për një muaj. /Telegrafi/