Telegrafi

Një muaj moslojë për Buffon

Me anët të një deklarate zyrtare, klubi bardhezi ka njoftuar se operacioni ‘artroskopik’ që i është bërë portierit italian në meniskun e gjurit të majtë, ka zgjatur afër 10 minuta.

Muajin e fundit, Buffon ka luajtur me dhimbje, vetëm e vetëm që t’i ndihmojë Juventusit në daljen nga kriza, mirëpo Bianconerët u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe ende nuk po e gjejnë formën më të mirë në Serie A.

Gigi do ta shfrytëzojë pushimin dimëror për t’u rikuperuar. /Telegrafi/