Site icon Telegrafi

Një muaj ha në McDonald’s dhe dobësohet për shtatë kilogramë

Një muaj ditë është ushqyer me “ushqim të shëndoshë” nga McDonald’s, e në menynë e tij kryesisht janë gjetur sallatat. Megjithatë, një herë në javë ia ka lejuar vetes ndonjë ëmbëlsirë, e në tërësi ka hequr dorë nga patateve të skuqura, të cilat përndryshe i adhuron. Natyrisht, pa ushtrime trupore një tentim i tillë nuk do të kishte sukses.

Tërë jetën ka luftuar me kilogramë të tepërt, e kur e ka parë se me 175 centimetrat e tij ka 97 kilogramë, e ka kuptuar se ka ardhur koha për dietë. Dietat e mëhershme nuk i kanë pasur sukses sepse nuk ka mundur t’i rezistojë ushqimit nga McDonald’s.

Çelësi i dietës së tij ka qenë kontrolli ndaj asaj me çfarë është ushqyer dhe tentimi që të jetë sa më i shëndetshëm.

Exit mobile version