Site icon Telegrafi

Një muaj burg se veshi pantallona

“Nuk do ta paguaj gjobën, më shumë dëshirojë të shkojë në burg”, deklaroi ajo menjëherë pas vendimit të gjykatës.

Sudanezja u arrestua në korrik në një restorant në qytetin e Hartumit me 12 gra të tjera për shkak të “sjelljes së pahijshme”, pasi kishte veshur në pantallona të gjera dhe bluzë të gjatë.

Të arrestuarat e tjera u dënuan me dhjetë goditje me kamxhik. Një gjë e tillë e priste edhe Lubnan, por ajo i hodhi poshtë akuzat dhe filloi fushatën publike për suprimimin e nenit kontestues të kodit penal në Sudan, i cili parashikon deri 40 goditje me kamxhik për personin që “sillet në mënyrë të pahijshme, e shkel moralin publik ose mbanë veshje jo përkatëse”. /Alsat-M/

Exit mobile version