Telegrafi

Një muaj arrest shtëpiak për personin që dyshohet se kreu sulm seksual

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit B.A i dyshuar për shkak të veprës penale “Sulm seksual”.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit B.A e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit B.A masa e arrestit shtëpiak i është caktuar në bazë të nenit neni 183 paragrafi 1, nën paragrafët 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 187, paragrafi 1, nën paragrafi 1.2, pikat 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmës Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/