Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.T., O.T., M.T., I.T., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.
“Gjykata ka konstatuar se masa e arrestit shtëpiak është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar në të dëmtuarin A.M apo dëshmitarë të tjerë në kryerjen e veprës penale gjithashtu të njëjtit po të lihen në liri, ekziston rreziku se mund të përsërisin veprën penale.
Të pandehurit S.T., O.T., M.T., I.T. me banim në lagjen e 28 në Fushë Kosovë, me datë 29 prill 2020 rreth orës 21.55 minuta për shkak të një mosmarrëveshje me të dëmtuarin A.M, ishin përfshirë në një rrahje, e cila rrahje kishte rezultuar me lëndim të rëndë trupor”, thuhet në njoftimin për media.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/