Zgjedhja e kryebashkiakut të një qyteti në Karolinën e Veriut mbeti në fatin e një monedhe kur dy kandidatë në epërsi rezultuan me vota të barabarta.
Robert Burns dhe Bob Yanacsek morën secili nga 970 vota në garën për t’u bërë kryebashkiak i qytetit Monroe, transmeton Telegrafi.
Kështu, të dy vendosën të hedhin një short me monedhë për t’u zgjedhur në pozitën e kryetarit, duke hequr dorë nga mundësia për rinumërimin e votave.
Në momentin e shortit, Yanascsek zgjodhi anën e monedhës që njihet si “kokë”, derisa Burns-it i mbeti ana tjetër.
Përfundimisht, Burns fitoi në hedhjen e shortit dhe bordi më pas e shpalli zyrtarisht fitues.
Burns do ta pasojë Marion Holloway, e cila nuk mori pjesë në zgjedhjet e Monroe, një qytet prej 35 mijë banorësh, afërsisht 40 kilometra në juglindje të Charlotte.
Në zgjedhjet e 7 nëntorit morën pjesë edhe tre kandidatë të tjerë. /Telegrafi/