Telegrafi

Një moment pakujdesie i kushtoi shtrenjtë matadorit, demi ia ngul brinjët në këmbë (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një matador spanjoll lëndohet rëndë nga demi, edhe pse kjo ishte paraqitja e parë pas disa muajve rikuperim kur ishte lënduar rëndë nga një dem tjetër.

Ai kishte qëndruar i shtrirë për muaj të tërë kur një dem ia nguli brinjët në dorë, por rikthimi i tij duket se nuk shkoi sipas planit, transmeton Telegrafi.

Derisa po argëtonte turmën me lëvizjet e tij, në një moment pakujdesia i kushtoi shtrenjtë. Demi ia nguli brinjët në këmbë dhe e përplasi për tokë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Seville në pjesën jugore të Spanjës, kurse matadori Roman Collado është duke vazhduar tretman, duke shpresuar se hera e dytë do t’i shërbej vërtetë si leksion që me dema nuk duhet luajtur. /Telegrafi/