Telegrafi

Një moment interesant nga klipi i Gjikos (Foto)

Së shpejti do të lansohet bashkëpunimi i Gjikos me Ermal Fejzullahun.

Kënga me titull “Hajmali” do të vijë me videoklip, ndërsa reperi pejan ka vazhduar me publikimin e fotografive nga videoja muzikore.

Lexo po ashtu Në pritje të duetit nga Ermali dhe Gjiko, pamje ekskluzive nga xhirimet e klipit (Foto)

Një imazh i publikuar në Instagram e shfaq atë në një moment martese.

“Po, pranoj”, ka shkruar reperi pranë fotografisë.

Ndryshe, xhirimet e klipit janë realizuar në bjeshkët e Rugovës, ndërsa për këtë është angazhuar produksioni ‘A Ziri Films’. Prapa kësaj kënge qëndron krijuesi i shumë hiteve, BigBang Beats. /Telegrafi/