Së shpejti do të lansohet bashkëpunimi i Gjikos me Ermal Fejzullahun.
Kënga me titull “Hajmali” do të vijë me videoklip, ndërsa reperi pejan ka vazhduar me publikimin e fotografive nga videoja muzikore.
Një imazh i publikuar në Instagram e shfaq atë në një moment martese.
“Po, pranoj”, ka shkruar reperi pranë fotografisë.
Ndryshe, xhirimet e klipit janë realizuar në bjeshkët e Rugovës, ndërsa për këtë është angazhuar produksioni ‘A Ziri Films’. Prapa kësaj kënge qëndron krijuesi i shumë hiteve, BigBang Beats. /Telegrafi/