Një Ford XY Falcon GT i vitit 1970, është shitur së fundmi në një ankand për afro 230,000 dollarë (rreth 210,000 euro), edhe pse ende i mbuluar me pluhur dhe papastërtia.
Raportohet nga mediat se për gjetjen e këtij Falcon ultra të veçantë, u kujdes shtëpia e ankandeve Grays.com, transmeton Telegrafi.
Në momentin që u shit, vetura në fjalë ishte ende e mbuluar me pluhur dhe papastërti.
Kjo për faktin se qëndroi në garazhin e një shtëpie për 50 vjet.
Ford ka ndërtuar afërsisht 1500 modele, duke filluar që nga viti 1970.
Ky model është i pajisur me një motor 5.8 litërsh, që në atë kohë u vlerësua si 300 kuaj fuqi.
Por si shumë makina të epokës klasike, edhe kjo besohet se është e nënvlerësuar.
Edhe pse ka kaluar shumë kohë i mbyllur, pjesa e brendshme e tij është në gjendje të mirë, ndërsa pjesa e jashtme ka disa dëmtime dhe pika ndryshku.
E Odometri i tij tregon mbi 100 mijë kilometra të kaluara.
XY Falcon është ndër makinat e fuqishme më të kërkuara në Australi, të cilat po marrin vëmendje globale këto ditë.
Ndryshe, një XY Falcon GTHO i vitit 1971, u shit mbi 1 milionë euro në ankand. /Telegrafi/