Spitali i Gjakovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit 68 pacientë janë të hospitalizuar për COVID-19.
Në raport thuhet se 68 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19, ndërsa prej tyre 45 janë të konfirmuar pozitiv.
Spitali i Gjakovës po ashtu njofton se 32 pacientë me oksigjeno terapi, një pacientë në CPAP maskë dhe dy pacientë në respirator.
Prej stafit të Spitalit, COVID-19 pozitiv janë pesë persona: një mjek, dy infermier dhe dy staf administrativ. /Telegrafi/